KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset furgoni i linjës së Sukthit, 4 persona dërgohen në Traumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ku një furgon pasagjerësh i linjës së Sukthit është përplasur me trafikndarësen dhe është përmbysur në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen dhe dhënien e ndihmës personave që ndodheshin në furgon.

Reklama në FieriWeb - “”

Dëshmitarë të ngjarjes kanë raportuar se në aksident ka persona të plagosur. Sipas burimeve paraprake, 4 persona janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

“Furgoni ishte duke shkuar për Sukth. Kishte disa të lënduar dhe shumë forca policie, zjarrfikëse dhe ambulanca”, tregon një dëshmitar për redaksinë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, në momentet e para pas aksidentit është raportuar edhe se disa persona mund të kenë mbetur të bllokuar poshtë mjetit, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nuk ka ende një informacion zyrtar për numrin e saktë të personave të plagosur dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Gjithashtu, mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaku i aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button