KRONIKËSTAR CHANNEL

Jalë, Himarë/ 32-vjeçarja nga Londra ndërron jetë në qendrën shëndetësore, dyshohet …

Një 32-vjeçare, shtetase e huaj e lindur në Londër, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Jalë të Himarës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40, kur shtetasja me inicialet I. R., 32 vjeçe, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmë në recepsion.

Reklama në FieriWeb - “”

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Nga verifikimet paraprake të mjekëve dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale, pasi e reja kishte pasur probleme shëndetësore, ndër të tjera me frymëmarrjen dhe diabetin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale dhe verifikimet për të përcaktuar plotësisht shkakun e vdekjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button