KRONIKËSTAR CHANNEL

Telefoni i Agasit zbuloi Prodën e Hysenin? DETAJE nga operacioni SPAK, kontrolle edhe te zyrtarë të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e kësaj të marte, 22 shtator, ku ka ushtruar kontrolle në banesën e ish kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Porda, si dhe ka lëshuar masë sigurie ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas raportimeve në media, operacioni lidhet me hetimet që po kryhen në kuadër të dosjes “AKSHI”, që më herët ka çuar në pranga disa persona të tjerë, mes tyre ish drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri (i arrestuar në Francë), dhe të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “”

Aksioni ka përfshirë edhe një sërë zyrtarësh të lartë për të cilët janë lëshuar masa sigurie dhe janë ushtruar kontrolle.

Bëhet me dije se ky aksion i SPAK ka ardhur pas kontrollit të telefonave të Ergys Agasit dhe Uljan Spatarakut, të cilët u ka siguruar prokurorëve të dhëna që lidhen me persona të tjerë dhe me hetimin që po zhvillohet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas raportimeve, SPAK ka të dhëna që e implikojë Prodën dhe Hysenin në aferën AKSHI. Hyseni nuk është njohur ende me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” sepse ndodhet jashtë shtetit, ndërsa është pezulluar edhe nga detyra.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button