Ndryshime në Policinë e Sarandës/ Atentati në qytet, largohet shefi i komisariatit të policisë

Frerët e komisariatit të Sarandës tashmë i ka marrë kryekomisar Saimir Shkambaj, i cili prej kohësh mbante postin e shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë.
Posti i lënë bosh në Tropojë i është besuar Andi Kanosh, i cili prej rreth 3 muajsh mbante detyrën e shefit të Hetimit të Krimeve në këtë komisariat. Më herët komisar Kano ka qenë shef krimesh në Komisariatin Numër 2 në Tiranë për rreth dy vite e për më shumë se 4 vite ka qenë pjesë e strukturës së antidrogës në kryeqytet. Tashmë Kano komandohet në krye të komisariatit, duke kaluar kështu në një detyrë drejtuese.
Pjesë e ndryshimeve ka qenë dhe Drejtoria e Beratit, e cila prej largimit të Luigj Vathit kishte mbetur pa drejtues të ri. Në këtë post emërohet Dritan Lena, i cili ka pasur postin e shefit të Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Katër emërime të reja janë firmosur paraditen e së mërkurës nga kryepolici Skënder Hita, ndërsa një prej ndryshimeve më të rëndësishme është ai në krye të Komisariatit të Sarandës, i cili erdhi vetëm pak ditë pas atentatit të rëndë ku u vra Artan Myrtaj.




