KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf”, që udhëtonte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip “Benz”, i cili po lëvizte në kahun e kundërt, nga Vlora drejt Orikumit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjerja e njërit prej automjeteve.

Dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button