KRONIKË

Makina përplas motorin, 50-vjeçari pëson dëmtime në kokë, dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në rrugën Zenel Mura të qytetit të Vlorës.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 007 NB, dhe një motor, ku udhëtonte një 50-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, konkretisht në ballë, dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por ka pësuar dëmtime nga përplasja.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
https://www.instagram.com/reel/Df7HJ_UR65T/?lqvp=MWhtZ3I1dzZnMDNxNw==

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button