KRONIKË

NDOTJA E LUMIT GJANICA, PROKURORIA E FIERIT DËRGON NË GJYQ SHOQËRINË E UZINËS SË NAFTËS DHE DREJTUESIN TEKNIK

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e lumit Gjanica nga ujërat e shkarkuara prej Uzinës së Përpunimit të Naftës në Drizë dhe ka dërguar në gjyq shoqërinë “A” SHA, si person juridik, si dhe drejtuesin teknik të saj, shtetasin me inicialet R.Sh.

Ata akuzohen për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, parashikuar nga neni 201, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas hetimeve, ujërat teknologjike të ndotura me hidrokarbure grumbulloheshin në ambientet e uzinës, por nuk trajtoheshin sipas kushteve të përcaktuara në Lejen e Mjedisit. Ato shkarkoheshin nëpërmjet një pike të paautorizuar në një përrua, i cili vetëm 17 metra më tej derdhet në lumin Gjanica.

Analizat laboratorike kanë zbuluar se përqendrimi i produkteve të naftës në kampionin e marrë në dalje të vaskës ishte 13.8 mg/l, mbi kufirin e lejuar prej 10 mg/l. Ujërat janë klasifikuar në Klasën V, që përfaqëson gjendje të keqe.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prokuroria bën me dije se drejtuesi teknik, megjithëse kishte dijeni për ekzistencën e pikës së shkarkimit dhe mundësinë për ta mbyllur apo kontrolluar atë, nuk kishte marrë masa për parandalimin e ndotjes.

Ndërkohë, sipas organit të akuzës, shkarkimi i ujërave të patrajtuara kryhej në emër dhe në dobi të shoqërisë, duke shmangur kostot e trajtimit dhe transportit të tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Provat përfshijnë aktet e inspektimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, analizat laboratorike, këqyrjen e vendit të ngjarjes, deklarimet e personave dhe ekspertimin teknik-mjedisor.

Prokuroria e Fierit thekson se hetimet për ndotjen e lumit Gjanica do të vijojnë me përparësi, në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe Policinë e Shtetit, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”
https://www.facebook.com/share/v/1A9VyX5o4S/?mibextid=wwXIfr

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË
TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
FIER
Ndotja e lumit Gjanica nga ujërat e Uzinës së Përpunimit të Naftës, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq shoqërinë ‘A’ SHA dhe drejtuesin teknik të saj
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin R.Sh. dhe shoqërinë ‘A’ si person juridik për veprën penale ‘Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës’ parashikuar nga neni 201, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1484, të vitit 2023, nga provat e marra gjatë hetimeve paraprake rezultoi se ujërat teknologjike të Uzinës së Përpunimit të Naftës Fier, në Drizë, Qendër-Fier, grumbulloheshin në bllokun e pastrimit të uzinës, ku sipas Lejes së Mjedisit duhej të trajtoheshin dhe të shkarkoheshin vetëm në pikën e autorizuar dhe brenda vlerave kufi.
Nëpërmjet kësaj pike, ujërat teknologjike të ndotura me lëndë hidrokarbure janë derdhur në një përrua që, pas rreth 17 metrash, përfundon në lumin Gjanica. Këto ujëra ishin gjeneruar gjatë punës së uzinës dhe kishin mbetur në depozitat e bllokut të pastrimit edhe pas ndalimit të saj.
Në kampionin e marrë në dalje të vaskës, produktet e naftës kanë rezultuar 13,8 mg/l, mbi kufirin prej 10 mg/l të lejuar nga Leja e Mjedisit, ndërsa ujërat janë klasifikuar në Klasën V – “Gjendje e keqe”.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm, Fier rezultoi se drejtuesi teknik i uzinës, R.Sh., ndonëse e njihte ekzistencën e kësaj pike shkarkimi dhe kishte detyrimin dhe mundësinë ta mbyllte, ta kontrollonte ose ta pajiste me trajtim, nuk ka marrë asnjë masë. Vepra është kryer në emër dhe në dobi të shoqërisë “A” SHA, e cila, duke shkarkuar ujërat e patrajtuara, kursente kostot e trajtimit dhe të transportit të tyre, si pasojë e mungesës së kontrollit dhe të mbikëqyrjes nga organet e saj drejtuese.
Këto rrethana janë provuar me aktet e inspektimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, me këqyrjen e vendit të ngjarjes, me analizat laboratorike, me deklarimet e personave që kanë dijeni dhe me aktin e ekspertimit teknik-mjedisor.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar në hetimin e veprave penale kundër mjedisit, të cilat cenojnë drejtpërdrejt faktorët mjedisorë. Theksojmë veçanërisht ndotjen e lumit Gjanica, e cila përbën një problem të mprehtë mjedisor për cilësinë e ujërave dhe për botën bimore e shtazore të këtij lumi. Prokuroria, në bashkëveprim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe me Policinë e Shtetit, do të vijojë hetimin me përparësi të çdo rasti të shkarkimit të lëndëve ndotëse në lumin Gjanica dhe ndjekjen penale të personave fizikë dhe juridikë përgjegjës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button