AKTUALITET
Ulen sërish çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës merr vendimin e ri. Nafta do të shitet me 201 lekë për litër, ndërsa benzina me 160 lekë për litër.

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Vendimi i ri është marrë këtë të enjte, më 19 nëntor 2026, në mbledhjen e radhës.
Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë me një çmim maksimal prej 201 lekësh për litër, ndërsa benzina me 160 lekë për litër.
Edhe çmimi i gazit për automjetet është përcaktuar në 71 lekë për litër.
Çmimet e reja të karburanteve:
- Nafta (gazoil): 201 lekë/litër me pakicë dhe 189 lekë/litër me shumicë.
- Benzina: 160 lekë/litër me pakicë dhe 148 lekë/litër me shumicë.
- Gazi për automjete: 71 lekë/litër me pakicë dhe 59 lekë/litër me shumicë.
- Nafta për peshkimin: 105 lekë/litër.
Vendimi i Bordit të Transparencës hyn në kuadër të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve në tregun e hidrokarbureve.




