Më kërcënuan dhe goditën pa pushim, policia nxjerr blof Shehajn dhe protestuesin: Pranoi akuzat, firmosi se ‘s’kam pretendime’ për veprimet e efektivëve

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shfaqur sot para Kuvendit së bashku me të riun Enea Gjodedja, i cili pretendon se është dhunuar nga efektivët e policisë në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, pas shoqërimit gjatë protestës së së martës.
Në deklaratën e tij, Shehaj pretendoi se i riu ishte kërcënuar dhe më pas ishte kontaktuar nga policia, ku sipas tij, i ishin premtuar favore për të mos denoncuar ngjarjen.
Edhe vetë Gjodedja tregoi para kamerave se ishte goditur dhe kërcënuar nga dy persona në ambientet e komisariatit, duke deklaruar se do ta denonconte ngjarjen dhe do të ndiqte çështjen deri në fund.
Por Policia i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke publikuar një procesverbal të nënshkruar nga vetë i riu pas shoqërimit.
Sipas autoriteteve, Gjodedja është proceduar për disa vepra penale që lidhen me kundërshtimin e punonjësve të policisë, prishjen e qetësisë publike dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme.
Në procesverbalin e firmosur prej tij thuhet se nuk ka pretendime për veprimet e punonjësve të policisë, ndërsa ka kërkuar vetëm që të dërgohej në shtëpi me automjet.
Dokumenti është bërë publik nga autoritetet si kundërargument ndaj akuzave të bëra nga Shehaj dhe i riu. Megjithatë, nënshkrimi i procesverbalit nuk përbën në vetvete provë përfundimtare se nuk ka pasur dhunë.
larguar.

Nuk ka pasur asnjë moment që Gjodedja të ketë qenë në zyrën e shefit të komisariatit.
Ditën e sotme në drekë, ai është paraqitur në spital me lëndime në sy dhe policisë i ka deklaruar se mbrëmjen e mëparshme është dhunuar nga disa persona të panjohur, pranë ish-Hotel Dajtit. Deklaratën e ka dhënë në prani të avokatit dhe nuk ka bërë as kallëzim.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me pretendimet e shtetasit E. Gj. për ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe në zyrën e shefit të Komisariatit, sqarojmë opinionin publik se këto pretendime nuk janë të vërteta.
Shtetasi E. Gj. është shoqëruar mbrëmjen e datës 17.11.2026 në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”.
Në momentin e largimit nga ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, shtetasi E. Gj. ka nënshkruar procesverbalin e veprimeve të kryera nga punonjësi i Policisë me personin e ndaluar përkohësisht, në të cilin ka deklaruar se nuk kishte pretendime në lidhje me veprimet e kryera nga punonjësit e Policisë.
Njëkohësisht, bëjmë me dije se shtetasi E. Gj. nuk është thirrur dhe as shoqëruar në asnjë moment në zyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se, më datë 18.11.2026, rreth orës 15:05, ky shtetas është paraqitur në spital me dëmtime në pjesën e syrit të majtë. Në momentin kur është pyetur nga punonjësit e Policisë të planizuar me shërbim pranë spitalit, ai u ka bërë me dije se, më datë 17.11.2026, rreth orës 21:30, pranë ish-Hotel Dajtit, është ndaluar dhe dhunuar nga disa shtetas që nuk i njeh. Gjatë pyetjeve të bëra nga Patrulla e Përgjithshme ka qenë i pranishëm edhe një avokat. Sqarojmë gjithashtu se ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallëzim. Për këtë rast është njoftuar edhe salla operative e DVP Tiranë.




