AKTUALITETSTAR CHANNEL

Patosi kundër bashkimit me Fierin, 36 figura publike i kërkojnë Kuvendit të ndalojë shkrirjen

PATOS – 36 figura të njohura të Patosit kanë firmosur një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kërkojnë që Bashkia Patos të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

Në letrën e firmosur nga intelektualë, artistë, shkrimtarë, inxhinierë, ish-drejtues institucionesh dhe përfaqësues të shoqatave, theksohet se Patosi nuk është thjesht një njësi administrative, por përfaqëson një identitet historik, social dhe kulturor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Firmëtarët kërkojnë që, përpara çdo vendimmarrjeje për bashkimin e Patosit me Fierin, të merret në konsideratë historia, identiteti, ekonomia, demografia dhe veçoritë e qytetit.

Në dokument thuhet:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.”

36 intelektualët që kanë firmosur:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  1. Av. Idajet Beqiri
  2. Mevlan Shanaj – regjisor, producent, Artist i Popullit
  3. Petro Koçi – politikan, ish-deputet
  4. Kiço Londo – regjisor, producent
  5. Baftjar Zeqaj – ish-Kryetar i Bashkisë Patos dhe Fier, ish-deputet
  6. Rauf Troka – ish-Prefekt i Qarkut Fier
  7. Myzelejen Hoxha – shkrimtar, ish-Kryetar i Bashkisë Patos
  8. Zhani Ciko – Mjeshtër i Madh, kompozitor, dirigjent
  9. Bujar Alimani – regjisor, producent
  10. Prof. Fatmir Shehu
  11. Ing. Tajar Hysi
  12. Ing. Vlashi Fili
  13. Aleksandër Bojaxhi – Mjeshtër i Madh, Kryetar i Shoqatës së Alpinistëve të Shqipërisë
  14. Tasim Alia – shkrimtar
  15. Ing. Spiro Çobo
  16. Leonidha Druga – fizikan
  17. Ing. Ilia Muzina
  18. Av. Artan Hajdari
  19. Ing. Murat Alia – shkrimtar
  20. Ing. Kleanthi Dushi – shkrimtar
  21. Musa Goxhaj – Kryetar i Shoqatës Naftëtari
  22. Ing. Novrus Toska
  23. Bashkim Velçani – Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve
  24. Ing. Artan Velçani
  25. Pëllumb Bënça – Kryetar i Shoqatës Labëria, Dega Patos
  26. Harun Nazëraj – Kryetar i OVP të LANÇ-it Patos
  27. Novruz Toska – Kryetar i Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, Patos
  28. Bujar Muçaj – shkrimtar, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mallakastra, Dega Patos
  29. Ing. Kozma Sako
  30. Luftar Paja – Artist i Popullit
  31. Gazmend Paja – aktor
  32. Hasan Bregu – aktor
  33. Bilbil Mema – gjeneral
  34. Ing. Luçi Pleqi
  35. Fatmir Goxhaj – ish-futbollist i “Punëtorit” Patos
  36. Av. Andon Beta

“Patosi ka historinë, njerëzit, potencialin dhe të ardhmen e tij!”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button