KRONIKËSTAR CHANNEL

Skrapar/ Kultivonin kanabis në pyll, arrestohet 22-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i armatosur

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Skrapar, pasi dyshohet se kultivonte bimë narkotike në një zonë pyjore të fshatit Dobrenjë.

Operacioni i koduar “Dobrenjë” u finalizua pas një hetimi njëmujor nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë ndërhyrjes në zonën pyjore u gjetën 31 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, ndërsa pranë tyre u kap 22-vjeçari T. H., banues në fshatin Rromas, i cili u arrestua në flagrancë.

Në vijim të operacionit është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, Q. M., 22 vjeç, banues në Dobrenjë. Sipas Policisë, sapo konstatoi praninë e shërbimeve, ai hodhi në tokë një armë zjarri kallashnikov dhe u largua me vrap në zonën e pyllëzuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, bimët narkotike u asgjësuan, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button