AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Ku jemi katandisur!”/ Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku një person goditet me shuplakë nga një tjetër pas një konflikti gjatë qarkullimit në rrugë.

Duke iu referuar videos, Murrizi pretendon se personi që shihet duke u goditur me shuplakë është Elton Shahini, shef i Komisariatit të Krujës dhe ish-shef i Komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Murrizi pretendon gjithashtu se personi që e godet është pjesë e strukturave të sigurisë dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar ngjarja.

Postimi i Murrizit: “Kjo video tregon se ku është katandisur shteti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky me motor që e rrahin në mes të rrugës në Durrës, para një muaji, si gomarin në duhan, është shefi i Komisariatit Krujë, Elton Shahini, dhe ish-shef i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

Ky që e rreh, si duket, duhet të ketë të “drejtë”, se ndoshta i ka zënë rrugën ose mund ta ketë “vartës”, nëse ky që e rreh është pjesë e “strukturave” që e kanë emëruar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndoshta është edhe oficer i SHISH-it, të Trëndafilë Vlora Hysenit, dhe ka marrë “urdhër” që t’ia fikë “radarin” shefit të Komisariatit të Krujës.

Ehhh, ku jemi katandisur!

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Kur rrihet në mes të rrugës një shef komisariati, vaj medet çfarë sigurie do të ofrojë kjo polici për qytetarët.

Dhe jo vetëm e ka rrahur, por nuk e ka lënë të bëjë as denoncim, si duket.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Bela e madhe kur je i emëruar e i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit: edhe të rrahin, edhe nuk të lënë të “qash”.

Me siguri, SHISH-i i Durrësit duhet të ketë “bërë” raport për këtë ngjarje “argëtuese” për qytetarët që ishin të pranishëm aty në këtë moment “pikant”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button