KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedia në Plakë të Athinës, gjenden edhe dy trupat e fundit, shkon në 6 bilanci i viktimave

Ka përfunduar në mënyrë tragjike operacioni i kërkim-shpëtimit në Plakë të Athinës, pas shembjes së një ndërtese trekatëshe si pasojë e një shpërthim të fuqishëm. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe dy trupat e fundit, duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave.

Trupi i parë, i një gruaje, u nxor rreth orës 02:00 të mëngjesit. Më pas, gjatë paradites, ekipet gjetën trupin e një burri. Rreth orës 13:00 u lokalizuan edhe dy viktima të tjera, ndërsa rreth një orë më vonë u gjetën dy trupat e fundit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, shpërthimi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e gazit natyror, por shkaku i saktë i tragjedisë ende nuk është përcaktuar dhe mbetet objekt hetimi.

Shpërthimi ndodhi pak pas orës 07:30 të mëngjesit të së premtes, duke shkaktuar shembjen e ndërtesës dhe dëmtime të konsiderueshme në pronat përreth dhe automjetet e parkuara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë fazë, autoritetet po shqyrtojnë skenarë të ndryshëm lidhur me origjinën e shpërthimit. Një prej hipotezave të hetimit është rrjedhja e gazit natyror dhe grumbullimi i tij në ambientet e ndërtesës përpara ndezjes.

Ekspertët pritet të kryejnë një ekzaminim të detajuar të rrënojave dhe instalimeve të ndërtesës për të përcaktuar burimin e gazit, mënyrën e ndezjes dhe rrethanat që çuan në shembjen e objektit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button