KRONIKËSTAR CHANNEL
Kapen 90 kilogramë kanabis në Kakavijë, furgoni kishte destinacion Greqinë! Shoqërohen shoferi dhe një pasagjer

90 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës.
Furgoni i nisur nga Shqipëria është ndaluar nga efektivët shqiptarë.
Shoferi dhe një pasagjer janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.




