KRONIKËSTAR CHANNEL
E rëndë në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ferma Çlirim, Fier, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit, një person ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Detaje të tjera priten në vijim.




