KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarri vijon ende në kodrat e Kreshpanit, flakët drejt Vjosës – shoqërohen 3 persona

FIER — Zjarri vijon prej orësh të jetë aktiv në kodrat e fshatit Kreshpan në Fier, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj, si dhe zona me pyll me pisha. Për shkak të erës, zjarri është përhapur në drejtim të kodrave të fshatit Vjosë, duke rritur shqetësimin e banorëve për pronat dhe tokat bujqësore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Banorët e zonës, të cilët po përpiqen të mbrojnë pronat e tyre, dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkojnë që autorët të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara.

Sipas banorëve, vetëm një fermer ka humbur qindra rrënjë ullinj, të cilat përbënin burimin kryesor të të ardhurave për familjen e tij. Dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme, ndërsa vlerësimi i plotë do të bëhet pas shuarjes së zjarrit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit. Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve për zjarrvënien, Policia e Fierit ka shoqëruar tre persona të dyshuar. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button