RAJONISTAR CHANNEL

Protesta në Prishtinë: “Lironi çlirimtarët”/ Qytetarët vazhdojnë kundërshtimin e vendimit të Hagës

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë edhe të dielën nën moton “Jo në emrin tim”.

Edhe në natën e 12-të të protestës ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

Gjatë ditës më herët u organizua protestë e grupeve të tifozëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të gjitha më pas u bashkuan në sheshin “Skënderbeu”, duke lënë përkohësisht rivalitetet sportive.

Nuk munguan thirrjet në mbështetje të UÇK-së dhe flamuj e pankarta me mbishkrimet “UÇK nderohet kur Shqipëria bashkohet”. 

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Protesta e mbrëmjes përfundoi me një minutë heshtje, të cilën organizatorët e lidhën me atë që e quajtën “drejtësia e dështuar”.

Ndërkohë, më 27 shtator pati protestë edhe në Gjakovë, të thirrur nga grupi “Kuqezinjtë e Jakovës”. Aty ra në sy pjesëmarrja e Ferdonije Qerkezi, simbol i pritjes, që humbi katër djem dhe burrin në luftë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Në mbështetje të çlirimtarëve dolën edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbeu në Shkup në një tubim që nisi rreth orës 14 dhe përfundoi pas 60 minutash. (PAMJET E SHKUPIT)

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Edhe atje u tha se vendimi për ish krerët e uçk nuk u dha në emrin e tyre.

Marshime të ngjashme janë mbajtur edhe në Gjermani, Zvicër, Norvegji, Austri dhe SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button