AKTUALITETSTAR CHANNEL
Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë| Kompania “Bjarke Ingels Group” do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

Studioja e njohur daneze “Bjarke Ingels Group” u shpall fituese e garës ndërkombëtare arkitekturore sot më 1 tetor, ku në garë ishte me pesë kompani të tjera prestigjioze, përpara një jurie me ekspertë të huaj.
Tiranë, 1 tetor 2026 – Në vend të godinës private të kompleksit “Tajvani” në parkun “Rinia” parashikohet të ngrihet një kullë e re me emrin “TIRANA FOUNTAIN PLAZA”.
Kujtojmë se sot, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e pesë projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar për rikonceptimin dhe zhvillimin e “Tirana Fountain Tower”.




