POLITIKËSTAR CHANNEL

Baçi kundër hartës së re territoriale: “Dëgjoni qytetarët e Patosit dhe Divjakës”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka kundërshtuar ndryshimet e propozuara në hartën territoriale, duke u ndalur te bashkitë e Patosit dhe Divjakës.

Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar, Baçi tha se sipas projektit të ri, Bashkia e Patosit shkrihet dhe i bashkohet Bashkisë së Fierit, ndërsa Bashkia e Divjakës i bashkohet Bashkisë së Lushnjës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Baçi kërkoi që në shqyrtimin e projektligjit të merret në konsideratë edhe qëndrimi i komuniteteve të prekura nga ndryshimet.

“Do të doja vëmendjen jo për mua, por për qytetarët e Divjakës dhe të Patosit”, u shpreh ai, duke kërkuar të sqarohet nëse qëndrimi i Bashkisë Divjakë, i përcjellë përmes një korrespondence zyrtare me Kuvendin, është marrë në konsideratë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas deputetit demokrat, bashkitë dhe komunitetet që preken drejtpërdrejt nga ndryshimet duhet të dëgjohen gjatë procesit të hartës së re territoriale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button