EKONOMIPOLITIKË

“Buxheti i Ministrisë së Brendshme, 40 miliardë lekë”, Demo: Rriten pagat e punonjësve të policisë

TIRANË- Buxheti i Ministrisë së Brendshme për këtë vit arrin në afro 40 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë. Një pjesë e rëndësishme e këtij buxheti, rreth 3.3 miliardë lekë, është parashikuar për politikën e pagave të punonjësve.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, i cili bëri të ditur se përfitues të rritjes do të jenë edhe punonjësit e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas ministrit, 8,174 punonjës policie inspektorë do të përfitojnë një rritje page prej 23,600 lekësh, duke përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë. Ndërsa për gradat e tjera, rritja do të jetë 15 mijë lekë në muaj.

Ministri theksoi se kjo është rritja më e lartë e pagave e realizuar deri më tani për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Këtë vit buxheti i Ministria e Brendshëm shkon afërisht  40 miliardë lekë, rritje dyshifrore krahashuar me vitin, plot 12% më shumë.  Janë 3,3 miliardë lekë janë të fokusuar për politiken e pagave, për gjithë punonjësit.

Janë 8174 punonjës të policie (inspektorë)që do kenë rritje prej 23, 600 lekësh, duke përfshirë dhe vjetërsinë.  Edhe të gjithë gradat e tjera do të përfitojnë rritje 15 mijë lekë në muaj. Kjo është paga me e lartë që kemi për punonjësit e Policisë së Shtetit në vitit e fundit”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button