POLITIKË

Rama në Kuvend prezanton Paketën Fiskale 2027: Biznesi i vogël pa taksa deri në vitin 2029, ndryshime për karburantet dhe taksën e automjeteve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027, duke konfirmuar se biznesi i vogël do të vijojë të jetë i përjashtuar nga tatimi deri në vitin 2029.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se një prej ndryshimeve do të jetë ulja e pragut të TVSH-së, me argumentin se kjo masë synon të parandalojë përdorimin e bizneseve të vogla nga subjektet e mëdha për të shmangur detyrimet fiskale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Deri në vitin 2029 nuk do ta taksojmë biznesin e vogël, por për të mos lejuar që biznesi i vogël të përdoret si shteg nga të mëdhenjtë për të ulur detyrimet e tyre, do të ulim pragun e TVSH-së”, deklaroi Rama.

Kryeministri foli gjithashtu për ndryshimet që parashikohen në taksimin e karburanteve dhe automjeteve. Sipas tij, synimi është që çmimi i karburantit në Shqipëri të përafrohet me atë të vendeve të rajonit, ndërsa detyrimi për taksën e qarkullimit të automjeteve të kalojë në sistemin e DPSHTRR-së.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“T’i hapim rrugë atij perceptimi duke e bërë çmimin e karburantit në Shqipëri njësoj si në rajon dhe më pas duke kaluar detyrimin për të paguar taksën e qarkullimit të mjetit në sistemin e DPSHTRR-së. Këtë reformë, bashkë me buxhetin në tërësi, ne e ndërmarrim sot edhe në emër të zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës në Kuvend, Rama komentoi edhe çështjen e pensioneve, duke ironizuar opozitën për mënyrën se si, sipas tij, paraqet llogaritjet mbi të ardhurat e pensionistëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Pensionistët ende i bëjnë llogaritë me laps dhe letër, dhe këta honxhoponxhot këtu mendojnë se mund t’i tollovisin me llogaritë e tyre kokëposhtë”, deklaroi kryeministri.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button