KRONIKËSTAR CHANNEL

FIER/ Mbajtën peng shoqen dhe e dh*nuan, Gjykata rrëzon kërkesën e Lionela Lamajt për zëvendësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka rrëzuar kërkesën e Lionela Lamajt për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën e caktuar ndaj 19-vjeçares, e cila ndodhet në “arrest në burg” në lidhje me ngjarjen e rëndë të bërë publike përmes një videoje të shpërndarë në media dhe rrjete sociale.

Çështja lidhet me rastin ku një e mitur dyshohet se është mbajtur kundër vullnetit të saj dhe më pas është dhunuar nga persona të tjerë. Pamjet e ngjarjes, të cilat u publikuan dhe qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, sollën reagimin e autoriteteve dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në kuadër të hetimeve, Lionela Lamaj, 19 vjeçe, është proceduar penalisht për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Në këtë ngjarje janë përfshirë edhe dy të mitura të tjera, ndaj të cilave po vijojnë procedurat përkatëse.

Lamaj i është drejtuar gjykatës me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke kërkuar ndryshimin e masës së vendosur ndaj saj. Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata ka vendosur ta rrëzojë atë, duke lënë në fuqi masën e arrestit në burg.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja mori vëmendje të gjerë publike pas publikimit të videos, ndërsa materialet filmike u shpërndanë në mënyrë të gjerë në rrjetet sociale. Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Vendimi i gjykatës nuk përbën një vendim përfundimtar mbi fajësinë e Lamajt, e cila gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button