KRONIKËSTAR CHANNEL

Sokol Hoxha mbërrin në Gjykatën e Fierit, kërkon lirimin nga burgu

Sokol Hoxha është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta sigurie, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për lirimin nga burgu.

51-vjeçari u deportua në Shqipëri në gusht, pasi u arrestua në Ohio të SHBA-së, ku ishte lokalizuar pas rreth 27 vitesh në arrati.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hoxha është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit për vrasjen e dy vëllezërve, Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në Patos më 30 mars 1997. Vendimi ndaj tij është dhënë në vitin 2000.

Përmes avokatëve, Hoxha kërkon lirimin, duke pretenduar se dënimi është parashkruar, pasi gjatë këtyre viteve ai ka qëndruar në arrati për një periudhë më të gjatë se kohëzgjatja e dënimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hoxha është dënuar gjithashtu nga drejtësia belge me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetaseje shqiptare në Bruksel, më 29 gusht 1997. Për këtë ngjarje, vendimi është dhënë në vitin 2010.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Fierit për kërkesën e mbrojtjes dhe nëse kushtet ligjore për parashkrimin e dënimit janë përmbushur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button