EKONOMISTAR CHANNEL

Monedha europiane vijon rënien, BSH: Leku i fortë, zhvillim pozitiv për ekonominë

Monedha e euros po humbet gjithnjë e më shumë terren përballë lekut, por për Bankën e Shqipërisë, niveli aktual i kursit të këmbimit nuk është në vetvete një problem, për sa kohë që ai lidhet me zhvillimet reale të ekonomisë.

“Ne shqetësohemi për faktorët, nëse kursi është i lidhur me zhvillimet ekonomike dhe efektet që ai ka në ekonomi. Ajo që ka ndodhur me lekun është që ai është forcuar duke pasqyruar një ekonomi që eksporton më shumë. Që është më tërheqëse për IHD dhe ku njerëzit kanë preferencë për të mbajtur lekun. Ky zhvillim i kursit të këmbimit pasqyron zhvillimet, ecurinë pozitive të ekonomisë reale”, tha Rajna Hoxholli, zëvendësdrejtore e departamentit të politikës monetare, në Bankën e Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një nga efektet kryesore pozitive të forcimit të lekut, sipas BSH-së, ka qenë zbutja e presioneve inflacioniste.

“Kemi faktuar në mënyrë të veçantë gjatë valës së parë të inflacionit 2022-2023. Në efekt zinxhir na ka mundësuar të mos ndjenkim një politikë monetare agresive, të mos kemi një rritje të fortë të normave të interesit dhe të kostove të financimit. Ka ndihmuar edhe në reduktimin e ekspozimit të kredimarrësve në valutë të huaj, në një situatë tjetër në një kurs që nuk lidhet me zhvillimet ekonomike, si analiza jonë, si këto efekte do të ishin krejtësisht të ndryshnme. Ne kemi parë një efekt amortizues të kursit të këmbimit në inflacion. Në periudhën 2022-2023, shifrat thonë që në Shqipëri inflacioni ishte diçka te 5.8%, ndërsa në vendet e rajonit arrit në afro 11%. Kjo diferencë pak a shumë mbahet edhe sot. Ne do të donim ta shihnim atë në çmime të rëna në raftet e supermarketeve. Por në fakt çmimet janë rritur më pak nga çdo të rriteshin në mungesë të kursit të këmbimit”, tha Hoxholli.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pavarësisht se kursi i këmbimit përcaktohet nga tregu, Banka e Shqipërisë është aktive në kembimin valutor. Për vitin 2026, Banka Qendrore synon të blejë afro 450 milionë euro me qëllim rritjen e rezervës valutore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button