KRONIKËSTAR CHANNEL
ALARMI PËR BOMBA NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, POLICIA NIS VERIFIKIMET

Një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese është dërguar në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore në vend.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për rastin. Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani nuk është konstatuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet për identifikimin e burimit të mesazhit kërcënues.
Ndërkohë, pas marrjes së kërcënimeve, në disa institucione janë ndërmarrë masa verifikimi dhe sigurie.




