KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
Kërcënime për bombë edhe në Gjykatën e Lushnjës, verifikime me qen anti-eksplozivë
Kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese janë raportuar edhe në Gjykatën e Lushnjës.
Nga pamjet e siguruara, strukturat përkatëse janë në terren dhe po kryejnë verifikime në ambientet e institucionit, me ndihmën e qenve anti-eksplozivë.
Kontrollet po kryhen pas kërcënimeve të marra përmes adresave elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore në vend.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e burimit të mesazheve kërcënuese.




