KRONIKËSTAR CHANNEL

Vritet 29-vjeçari në Gjilan, dyshohet se autor është babai i tij

Ngjarja e rëndë në fshatin Pogragjë, policia në kërkim të të dyshuarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosovë, ku një 29-vjeçar është vrarë. Policia e Kosovës është vënë në kërkim të personit të dyshuar për kryerjen e krimit, ndërsa sipas raportimeve të mediave kosovare, dyshohet se bëhet fjalë për babanë e viktimës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa strukturat policore po vijojnë veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Kosovës bëri të ditur se po bashkëpunon me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore për dokumentimin e rastit dhe kapjen e personit të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në deklaratën e policisë.

Deri në këto momente, autoritetet vijojnë kërkimet për të dyshuarin, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare lidhur me motivet dhe rrethanat e vrasjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në vijim.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button