AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Qindra të rinj në Fier synojnë uniformën blu, 64 maturantë aplikojnë për programin “Siguria dhe Hetimi”

Qindra të rinj nga qarku i Fierit kanë shfaqur interes për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa profesioni i policit vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë të rinj që synojnë një karrierë në strukturat e rendit dhe sigurisë publike.

Interesi në rritje reflektohet edhe në preferencat e maturantëve për të ndjekur programin e studimit “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e Sigurisë. Vetëm nga qarku i Fierit kanë aplikuar 64 maturantë për programin bachelor, ndërsa më pak se gjysma e tyre janë shpallur fitues.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, për aplikantët që synojnë të pranohen drejtpërdrejt në radhët e Policisë së Shtetit, pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të procesit të përzgjedhjes.

Sipas të dhënave, interesi për këtë profesion është rritur krahasuar me dy vite më parë. Një rol në këtë drejtim kanë luajtur edhe aktivitetet promovuese të Policisë së Shtetit, përmes kontakteve të drejtpërdrejta me të rinjtë, pjesëmarrjes në panaire pune dhe prezantimit të mundësive për studim e punësim në fushën e sigurisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes këtyre nismave, Policia e Shtetit synon të promovojë uniformën blu si një profesion që ofron mundësi punësimi, zhvillimi profesional dhe karriere.

Një tjetër element që vihet re në procesin e aplikimeve është edhe pjesëmarrja e vajzave. Rreth 10% e aplikantëve janë vajza, duke treguar interesin e tyre për t’u përfshirë në fushën e sigurisë dhe hetimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shpallja e rezultateve përfundimtare do të përcaktojë se cilët prej kandidatëve do të kenë mundësinë të nisin rrugëtimin e tyre drejt një karriere në Policinë e Shtetit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button