KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrasje e dyfishtë në Bathore të Kamzës, efektivi i Policisë Ushtarake vret dy vëllezër dhe plagos të tretin

Konflikti mes fqinjëve dyshohet se nisi për një mur rrethues në oborrin e banesave. Autori i dyshuar, rreth 40 vjeç, është arrestuar nga policia.

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Bathore të Kamzës, ku dy vëllezër kanë humbur jetën dhe vëllai i tyre ka mbetur i plagosur, pasi u qëlluan me armë zjarri nga një efektiv i Policisë Ushtarake.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj, 48 vjeç. Ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Islamaj, rreth 44 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Ai dhe tre vëllezërit kanë qenë fqinjë, ndërsa shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një mur rrethues në oborrin e banesave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të Policisë, konflikti për motive të dobëta është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, Selam Islamaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Nazmi Islamaj dhe Shefqet Islamaj u transportuan në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 48-vjeçari Nazmi Islamaj nuk arriti të mbijetojë.

Pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi edhe pistoletën që dyshohet se u përdor në krim.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Burimi: Policia e Shtetit

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button