KRONIKËSTAR CHANNEL

PLAGOSJA NË SY GJATË PROTESTËS, ERION VISHKULLI I NËNSHTROHET OPERACIONIT – NUK PËRJASHTOHET TRAJTIMI JASHTË VENDIT

28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili mbeti i dëmtuar në syrin e majtë gjatë protestës së djeshme në Tiranë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Universitar të Traumës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të trajtimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burime spitalore bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që 28-vjeçari të dërgohet jashtë vendit për trajtim të specializuar. Ndërkohë, sipas burimeve mjekësore, rikuperimi i gjendjes së tij kërkon kohë dhe aktualisht është ende herët për të përcaktuar nëse dëmtimi ka shkaktuar humbje të shikimit në syrin e prekur. Për një vlerësim më të qartë, duhet të pritet të paktën 48 orë nga ndërhyrja e parë.

Vishkulli dyshohet se u plagos gjatë protestës në Sheshin “Skënderbej”, nga një plumb gome që dyshohet se është qëlluar nga efektivët e Policisë. Megjithatë, rrethanat e plagosjes dhe shkaktari i dëmtimit mbeten ende për t’u konfirmuar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas plagosjes, 28-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës me një automjet të Report TV, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjendja e tij dhe rezultatet e konsultës së zgjeruar mjekësore pritet të përcaktojnë vijimësinë e trajtimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button