KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Stolen Land” në Fier, ndalohet ish-juristi i AShK-së i kërkuar për shpërdorim detyre

FIER – Policia e Fierit ka ndaluar H.Z, 56 vjeç, ish-jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Land”.

Sipas njoftimit të Policisë, ndalimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

56-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 17 shtator 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.

Sipas Policisë, ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë ushtrimit të funksionit si jurist në ASHK Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button