KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
AKSIDENT NË AKSIN FIER–PATOS, AUTOMJETI PËRPLAS GRUAN QË PO KALONTE RRUGËN

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si ish-Parku i Mallrave.
Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa aksidenti ka shkaktuar rëndim të trafikut në të dyja krahët e rrugës.
Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




