KRONIKËSTAR CHANNEL

Veliaj në izolim në burgun e Fierit, Avokati i Popullit inspekton kushtet e mbajtjes

Avokati i Popullit ka mbërritur në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe kushtet e mbajtjes në izolim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas informacionit të bërë publik, Veliaj po mbahet në izolim, në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të plotë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Inspektimi synon të verifikojë rrethanat dhe procedurat e transferimit të tij në IEVP Fier, si dhe respektimin e të drejtave të personit të burgosur apo të paraburgosur.

Në fokus të verifikimeve janë kushtet e qëndrimit në qeli, masat e sigurisë të vendosura ndaj tij dhe përputhshmëria e trajtimit me legjislacionin në fuqi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përfundimet e inspektimit nuk janë bërë ende të ditura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button