KRONIKËSTAR CHANNEL

GJENDJE E RËNDË SHËNDETËSORE, MIR BRULI, BIZNESMENI NGA VELIPOJA TRANSPORTOHET NGA BURGU I FIERIT NË QSUT

Biznesmeni nga Velipoja pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas informacioneve paraprake, Bruli ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Arrestimi në kuadër të një operacioni të SPAK

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mir Bruli u arrestua më 17 maj 2024 në Velipojë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), gjatë të cilit u lëshuan 50 urdhër-arreste në disa qytete të vendit.

Më 29 prill të këtij viti, ai u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me 9 vite burg, dënim që u reduktua në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas informacionit të bërë publik, çështja është ende në pritje të një vendimi të formës së prerë nga Apeli i GJKKO-së.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

58-vjeçari u gjet fajtor për transportimin në mënyrë të paligjshme nga Mali i Zi drejt Shqipërisë të disa personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Lidhja me dosjen “Metamorfoza”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Mir Bruli është i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.

Gjoka është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 6 vite burg për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy personave, ndërsa ish-funksionari i Policisë, Ardit Hasanbegaj, është dënuar me 5 vite burg.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërkohë, Pëllumb Gjoka përballet edhe me një proces tjetër në Gjykatën e Posaçme, së bashku me dy shtetas të tjerë, për akuza që lidhen me vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur si Boriçi, si dhe me sigurimin e kushteve për vrasje të tjera.

Hetimi ndaj Gjokës dhe të pandehurve të tjerë nisi pas mbërritjes së një dosjeje nga autoritetet franceze, e cila përmbante të dhëna të siguruara nga aplikacioni i komunikimeve të koduara Sky ECC.

Në kuadër të çështjes janë ngritur akuza të ndryshme për vepra penale, përfshirë vrasje, korrupsion aktiv dhe pastrim parash, të dyshuara se janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërsa zyrtarët e dyshuar si të përfshirë në këtë çështje janë akuzuar për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button