KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
Fier/ Shpëton i riu që ishte në gjumë, përfshihet nga flakët banesa në Hoxhar të Vjetër, dyshohet bombola e gazit
Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Hoxhar të Vjetër, në Fier.
Në momentin e rënies së zjarrit, brenda banesës ndodhej djali i familjes, rreth 30 vjeç, i cili ishte në gjumë.
Fatmirësisht, një fqinj ka konstatuar tymin që dilte nga banesa dhe ka ndërhyrë në kohë, duke nxjerrë të riun jashtë dhe duke i shpëtuar jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për situatën.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një bombole gazi. Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen.




