AKTUALITETSTAR CHANNEL
Fier/ Forcohen masat e sigurisë në shkolla, bashkëpunim mes institucioneve arsimore dhe Policisë së Shtetit

Në kuadër të zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla, në ambientet arsimore po vijon forcimi i masave të sigurisë dhe monitorimit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në Fier.
Bashkëpunimi synon garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për nxënësit, mësuesit dhe të gjithë stafin arsimor, si dhe parandalimin e problematikave që mund të cenojnë sigurinë në institucionet arsimore.
Përfaqësuesit e institucioneve arsimore kanë falënderuar Policinë e Shtetit në Fier për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në kuadër të Policimit në Komunitet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e nxënësve dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt në shkolla.







