AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Nga pasioni për fotografinë te misioni i paqes, gazetari fierak Mirseld Ylldisi nderohet me titullin “Ambasador për Paqe”

Fotografi i njohur dhe gazetari i portalit Fieri Sot, Mirseld Ylldisi, është nderuar me titullin “Ambasador për Paqe”, në kuadër të një veprimtarie të organizuar nga Këshilli i Paqes Fier.

Vlerësimi u bë më 2 nëntor 2026, gjatë aktivitetit me temë “Shëndeti mendor në kohë sfidash”, të zhvilluar në ambientet e Federatës së Paqes në Fier, ku morën pjesë rreth 60 Ambasadorë për Paqe, përfaqësues institucionesh, personalitete dhe të rinj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mirseld Ylldisi ishte një nga katër personalitetet e Fierit që u vlerësuan me këtë titull, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në komunitet.

I njohur për punën e tij si fotograf dhe gazetar, Ylldisi ka përcjellë përmes objektivit dhe raportimeve të tij ngjarje të shumta nga jeta sociale dhe publike e qytetit të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky vlerësim përbën një moment të veçantë edhe për kolegët e tij, të cilët i përcjellin urimet më të mira për këtë arritje.

Urime Seldi për titullin e merituar!

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button