KRONIKËSTAR CHANNEL
Tragjedi në Bulqizë, ariu sulmon për vdekje 53-vjeçarin

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka sinjalizuar Sallën Operative, pasi familjarët e shtetasit me inicialet U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore për të, pas sulmit nga kafsha e egër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku është konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.




