KRONIKËSTAR CHANNEL

Elbasan/ Dyshime për lëndë eksplozive pas shpërthimit që shkatërroi pallatin 5-katësh, një viktimë, tetë të plagosur dhe një person dyshohet nën rrënoja

Këto janë pamjet nga pallati 5-katësh në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, i cili u dëmtua rëndë pas shpërthimit të fuqishëm të ndodhur në një prej apartamenteve.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme, duke shkaktuar një viktimë dhe tetë persona të plagosur. Një 83-vjeçare humbi jetën, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në terren, pasi dyshohet se një 69-vjeçar mund të ketë mbetur nën rrënoja.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, 10 persona u asfiksuan nga tymi, tetë prej të cilëve morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas u larguan.

Fillimisht, dyshimet u përqendruan te shpërthimi i një bombule gazi, por Policia nuk përjashton mundësinë që shpërthimi të jetë shkaktuar edhe nga ndonjë lëndë tjetër eksplozive, për shkak të fuqisë së madhe të tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button