KRONIKËSTAR CHANNEL

Humb jetën në spital 70-vjeçari i aksidentuar në Levan, u përplas nga një automjet në rrugën e vjetër Levan–Vlorë

Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier 70-vjeçari Baftjar Shahaj, i cili u aksidentua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër.

I moshuari u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 58-vjeçar, rreth orës 18:00, teksa po lëvizte si këmbësor. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, ndërsa nga testi i alkoolit rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button