KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Aksident në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, përplasen tre automjete, vetëm dëme materiale

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, ku janë përfshirë një furgon mallrash dhe dy automjete.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një manovër e gabuar gjatë parakalimit nga drejtuesi i furgonit. Ky i fundit ka përplasur nga pas një automjet, i cili më pas është përplasur me barrierën anësore prej betoni. Në vijim, në aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër.

Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe disiplinimin e qarkullimit në këtë segment të autostradës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button