KRONIKËSTAR CHANNEL

LUSHNJË/ 45-vjeçari kapet me 65 doza kok*ine në makinë, sekuestrohen edhe armë dhe një shumë parash

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 65 doza kokainë me automjet, me qëllim shitjen.

Operacioni policor i koduar “Gjurmimi” u finalizua nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që shpërndante lëndë narkotike në doza.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në pranga ra shtetasi E. M., 45 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, policia sekuestroi 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, një armë gjahu dhe 105 fishekë, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjetin me të cilin qarkullonte, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button