FIER/ Nis votimi për kryetarin e ri të PD-së, pesë kandidatë në garë
Ka nisur këtë të shtunë në Fier procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike.
Në garë janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta. Të drejtën e votës e kanë 3 800 anëtarë të PD-së në Fier.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18:00. Pas përfundimit të votimit pritet të nisë numërimi i votave dhe më pas shpallja e fituesit.
Procesi zhvillohet pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe riorganizimi brenda degës lokale të PD-së. Gara është shoqëruar me kontestime për listat e anëtarësisë dhe mënyrën e organizimit të zgjedhjeve.
Ish-kryetari i degës, Rrapi Gjika, ka ngritur publikisht akuza për manipulim të listave dhe paracaktim të fituesit.
Përmes këtij votimi, demokratët e Fierit do të përcaktojnë drejtuesin e ri të degës lokale të Partisë Demokratike.




