KRONIKËSTAR CHANNEL
AKSIDENT NË AKSIN GJIROKASTËR – KAKAVIJË, PLAGOSET NJË PERSON

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur Askove.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me dinamikën e ngjarjes.




