KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

AKSIDENT NË AKSIN FIER-LEVAN, PLAGOSET NJË PASAGJERE, TRANSPORTOHET ME AMBULANCË NË SPITAL

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës.

Një automjet tip “Volkswagen Polo”, i drejtuar nga një i moshuar, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur me autobusin urban të linjës Fier-Ferras.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e përplasjes, një pasagjere që udhëtonte në autobus ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button