KRONIKËSTAR CHANNEL

12 shkolla në Fier bashkohen në ndihmë të Eraldit, nxënësit që po lufton me leuceminë

Një nismë humanitare ka bërë bashkë komunitetin arsimor në Fier në mbështetje të Eraldit, nxënës i klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Leonora Bare” në Drizë, i cili po përballet me një betejë të vështirë me leuceminë.

Prej rreth një muaji e gjysmë, Eraldi ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtimin mjekësor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


Situata e tij bëhet edhe më e vështirë për shkak se të dy prindërit janë të sëmurë, ndërsa për kujdesin ndaj tij është angazhuar halla.

Thirrjes për ndihmë të bërë nga shkolla 9-vjeçare “100 Vjetori i Pavarësisë” në Zhupan të Fierit iu përgjigjën edhe 11 institucione të tjera arsimore. Drejtues, mësues, prindër dhe nxënës u bashkuan në këtë nismë solidariteti, duke kontribuar për t’i ardhur në ndihmë vogëlushit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aurora Goga, mësuese e gjuhës angleze dhe përfaqësuese e shkollës organizatore, shprehet se nisma lindi nga dëshira për të qenë pranë Eraldit dhe familjes së tij në këto momente të vështira. Ajo vlerëson reagimin e institucioneve arsimore dhe falënderon të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj thirrjeje.

Nga kjo nismë janë mbledhur rreth 6 milionë lekë të vjetra. Megjithatë, organizatorët theksojnë se mbështetja duhet të vijojë dhe u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, pasi çdo ndihmë është e rëndësishme për Eraldin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nisma e 12 shkollave është një shembull solidariteti dhe humanizmi, duke treguar se komuniteti arsimor nuk bashkohet vetëm për dijen, por edhe për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

Urimi i përbashkët është që Eraldi të fitojë betejën me sëmundjen dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes, shokëve dhe mësuesve të tij.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

🏦 Të dhënat bankare – OTP BANK

Emri i përfitueses: NATASHA SHAHU
Numri i llogarisë: 902026140075384043
IBAN: AL22902212600261400753840433
Monedha: LEK
BIC/SWIFT: PUPPALTRXXX

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button