POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama në Forumin e Paqes: Sfondi i protestës, kompleks! Nga shqetësimi për mjedisin, gjepura antisemite

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën ne Forumin e Paqes në Paris, ku ndodhet këto ditë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

Rama foli për protestën e javëve të fundit në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kryeministri thekson edhe një herë se pjesëmarrësit në protesta janë, një pjesë e tyre janë të radikalizuar nga propaganda antisemite me burim Irain, por bëri me faj edhe parti të opozitës që sipas tij fshihen pas fëmijëve të radikalizuar.

Rama: Në rastin tonë, protestat kanë veçantitë e tyre në të njëjtën kohë, do të bëja një dallim mes asaj që ka ndodhur në fillim në manifestimet e fillim qershorit ku pati numër të madh njerëzish nga të gjitha fushat e jetës që shprehnin shqetësimet të cilat erdhën për rrjedhojë të projektit famshëm që lidhet me Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dhe ishte si një lloj shamie flamuri kuq që nxiti zemërimin në qytetin tonë. Nga kjo pastaj, mbeti një numër i vogël i protestuesve që përshkallëzuan në dhunë që është e papranueshme që nuk ka të bëjë më me atë çka ishte protesta në fillim. Është një situatë komplekse në mbarë Europën që do përkufizoje si  përplasje mes botës reale dhe botës së mediave sociale ku shumë të rinj marrin informacion dhe dezinformacionin dhe për të përshkallëzuar në protesta.

Mendoj se kur ku ka protestë ka arsye për të reflektuar në përpjekje për të gjetur se çka në sfond. Sfondi është kompleks një mori gjërash që janë njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka nga shqetësimi për mjedisin, gjepura antisemite të ushqyera nga armiqtë e vendit, republika khomeniste e Iranit, dhe parti të opozitës që fshihen pas fëmijëve të radikalizuar me iluzionet e ANTIFA.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dhe më tej nga njerëz që kanë shqetësimet legjitime për kosto të jetesës njerëz të paguar nga krimi. Shumë komplekse që në fund nuk duhet trajtuar në një mënyrë por në disa mënyra dhe rregulla të ndryshme, të përpiqesh të krijosh dialog të reflektosh, çka ne e bëjmë gjithë kohës. Që  reflektuam te buxheti, rregullat e shtetit, policisë, prokurorisë gjykatat për personat që kanë kryer dhunë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button