Aksidenti në aksin Gjirokastër- Kakavije, humb jetën 64-vjeçari me motoçikletë, arrestohet shoferi

Nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti rrugor i ndodhur një ditë më parë në aksin Gjirokastër-Kakavije, drejtuesi i motoçikletës, një 64-vjeçar nga fshati Dervician i Dropullit.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Haskovë, ku automjeti dhe motoçikleta u përplasën me njëra-tjetrën. Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, ndërsa motomjeti nga T. A., 64 vjeç, banues në Dervician.
Si pasojë e përplasjes, 64-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku mori ndihmën mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 35-vjeçarin E. R. Materialet procedurale për rastin i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.




