EKONOMILAJME NGA FIERISTAR CHANNEL

Tregjet e Fierit plot me perime të dyta, prodhimi tejkalon pritshmëritë pavarësisht përgjysmimit të sipërfaqeve

FIERIWEB.COM | EKONOMI

Tregjet e Fierit janë të mbushura me perime të dyta, pavarësisht uljes së ndjeshme të sipërfaqeve të mbjella këtë sezon. Dalja në treg e produkteve bujqësore ka tejkaluar pritshmëritë e tregtarëve, si për sasinë, ashtu edhe për cilësinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Edhe pse kushtet atmosferike dhe reduktimi i sipërfaqeve të mbjella krijuan pritshmëri për një prodhim më të dobët, në prag të dimrit tregjet vijojnë të jenë të furnizuara me produkte vendase. Çmimet, ndërkohë, mbeten të krahasueshme me ato të sezonit të verës, periudhë kur prodhimi i perimeve arrin kulmin.

Tregtarët pohojnë se këtë vit ka një prodhim të konsiderueshëm të perimeve të dyta, ndërsa në treg është shtuar edhe prania e produkteve të kultivuara në fushë. Megjithatë, shqetësimi kryesor mbetet fuqia e ulët blerëse e konsumatorëve, e cila ndikon drejtpërdrejt në shitje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave zyrtare, në qarkun e Fierit këtë sezon janë mbjellë rreth 2 500 hektarë me perime të dyta, nga të cilat 600 hektarë në sera. Ndër produktet kryesore që kanë dalë në treg janë domatet, trangulli, lakra, spinaqi dhe qepët e freskëta.

Por ajo që bie në sy është tkurrja e ndjeshme e sipërfaqeve të kultivuara. Në vitet 2024–2025, në qarkun e Fierit mbilleshin rreth 4 400 deri në 5 000 hektarë me perime të dyta, ndërsa këtë sezon sipërfaqja ka zbritur në 2 500 hektarë, afro 50% më pak.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pavarësisht kësaj rënieje, prodhimi i këtij sezoni ka rezultuar më i mirë nga sa pritej, duke garantuar furnizimin e tregjeve me perime vendase. Sfida për tregtarët dhe fermerët mbetet tashmë shitja e prodhimit, në kushtet kur konsumatorët përballen me një fuqi blerëse të kufizuar.

FIERIWEB.COM – Lajmi i Fierit dhe i gjithë rajonit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button