KRONIKË

SKANDALI I TOKËS PËR FOTOVOLTAIKËT NË FIER/ Në pranga ish-kreu i Dërmenasit, dy punonjëse të Kadastrës, noterja dhe drejtori i Spitalit të Fierit

Hetimet e SPAK kanë zbardhur një skemë të dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh, që lidhet me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, e cila më pas do të përdorej për investime në energjinë fotovoltaike.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” është edhe Dilaver Shyti, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas. Gjithashtu, në këtë çështje janë përfshirë edhe dy punonjëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Masa e sigurisë “Arrest me burg” është caktuar edhe për noteren Anila Haxhiu, si dhe për Arben Vojën, aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal të Fierit, i cili më herët ka drejtuar Zyrën e Kadastrës në Fier.

Sipas burimeve konfidenciale, dyshimet e hetuesve lidhen edhe me periudhën kur Arben Voja ishte në drejtimin e Kadastrës së Fierit. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në tjetërsimin e një prone nga tokë shtetërore në pronë private, e cila më pas u është shitur investitorëve që synonin zhvillimin e projekteve fotovoltaike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dyshimet janë se përmes falsifikimit të dokumentacionit dhe veprimeve të kundërligjshme është synuar përfitimi financiar nga tjetërsimi i pronës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e dyshuar, rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe përfitimet që mund të jenë realizuar nga kjo skemë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

FIERI WEB

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button